Liverpool nuk shkon më shumë se një barazim te Leeds United, ekipet ndajnë pikët

Liverpool nuk shkon më shumë se një barazim te Leeds United, ekipet ndajnë pikët

Liverpool i Jurgen Klopp, nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 si mysafir i ekipit të argjentanasit Marcelo Bielsa, Leeds United, njofton Insajderi.

Kampionët në fuqi të Premier Ligës, kaluan të parët në avantazh në minutën e 31-të me anë të senegalezit Sadio Mane. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të të ‘kuqve’.

Liverpooli u përpoq të menaxhonte avantazhin edhe në fragmentin e dytë të lojës, por nuk ia arriti, pas në minutën e 87-të, Llorente, vendosi baraspeshën, duke i siguruar një pikë skuadrës së tij.

Si Leeds ashtu dhe Liverpool, vinin në këtë përballje pas tre triumfesh radhazi, ku Leeds ne xhiron e kaluar kishte mposhtur ekipin e Manchester Cityt në ‘Etihad’.

Liverpool me këtë pikë, shkon në kuotën e 53 pikëve, duke u renditur në vendin e gjashtë, ndërsa Leeds ka pozita komode duke siguruar mbijetesën në elitën e futbollit anglez, pasi mban pozitën e 10 në tabelë me 46 pikë. /Insajderi.com