Liverpool pas mesfushorit të Milan

Liverpool pas mesfushorit të Milan

Me largimin e Giorginio Wijnaldum, Liverpool po kërkon të gjej zëvendësuesin e tij, transmeton Insajderi.

Sipas “Gazzeta dello Sport”, skuadra angleze po kërkon transferimin e mesfushorit të Milan, Franck Kessie.

Pas paraqitjeve të mira edicionin e kaluar, ai ka tërhequr interes të lartë nga klubet e Evropës gjatë këtij afati kalimtar.

24-vjeçari është pjesë e “Rossonerëve” që nga viti 2017, fillimisht në formë huazimi nga Atalanta, pastaj në marrëveshje permanente prej 24 milion eurosh.

Edicionin e kaluar, futbollisti nga Bregu i Fildisht shënoi 14 gola dhe dhuroi katër asisitime në 50 paraqitje për Milanin në të gjitha garat./Insajderi.com