Liverpool vs Chelsea – formacionet e derbit anglez

Liverpool vs Chelsea – formacionet e derbit anglez

Sonte, me fillim nga ora 21:15, do të zhvillohet derbi i javës së 27-të në Premier League, ku Liverpool pret mysafirët nga Londra, Chelsea-n, njofton Insajderi.

Të dyja ekipet nuk po kalojnë në një formë të mirë, sidomos ekipit i Klopp, pasi në pesë ndeshjet e fundit kanë shijuar katër humbje dhe kanë arritur vetëm një fitore.

Në anën tjetër ekipi i Tuchel ka tre fitore dhe dy barazime, por të dyja ekipet ndodhen jashtë top katërshes, respektivisht në pozitat gjashtë dhe shtatë në ligë.

Liverpool do të luajë me skemën 4-3-3, ndërsa Chelsea me formacionin 3-4-2-1.

Liverpool: Alisson; Arnold, Fabinho, Kabak, Robertson; Alcantara, Wijnaldum, Jones; Mane, Firmino dhe Salah.

Chelsea: Mendy; Rudiger, Christensen, Azpilicueta; Chilwell, Jorginho, Kante, James; Mount, Ziyech; Werner. /Insajderi.com