Lladrovci: Kadri Veseli kryeministër

Lladrovci: Kadri Veseli kryeministër

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se kryetari i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, është një lider që fjalët i mbështetë me vepra.

Sipas tij, Veseli Kryeministër, me Dekadën e Re, krijon faqen e ndritur të mundësive të vendit dhe PDK-së.

“Kadri Veseli kryeministër, tashmë është një fakt që tejkalon çdo opsion tjetër në vendin tonë, në aktualitetin tonë politik, për ta çuar vendin përpara. Sepse Kadri Veseli si asnjë lider tjetër ka ofruar fakte për qëndrimet e tij”, ka shkruar Lladrovci.

Lladrovci gjithashtu shtoi se Veseli ka vendosmërinë për luftimin kundër uzurpuesve të pronave, ndërtimeve pa leje dhe do të rrënojë objekte në prona publike.

“Vendosmërinë e tij kundër uzurpimeve, ndërtimeve pa leje dhe rrënimin e objekteve në pronat publike, zbatimin e ligjit dhe vendimeve deri tash të pazbatueshme, largimin e zyrtarëve me akuzë, transparencën e plotë, janë vetëm disa nga kapitujt ku unë, ndër vite, kam inkurajim maksimal”.