Lladrovci: Mediat m`i kanë humb tri litra gjak

Lladrovci: Mediat m`i kanë humb tri litra gjak

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka një hall të madh me mediat në Kosovë.

Ai në një intervistë për televizionin Tribuna ka thënë se mediat ia kanë humbur tri litra gjak.

“Mediat KTV-ja ditën e diell me 18 dhjetor ditën e zgjedhjeve, tan ditën ka ba fushatë kundër meje ja njeriu me tri makina i cili don me u ba kryetar komune, kjo është e pa moralshme, kjo është e padrejtë, kjo është jo njerëzore nga pesë litra gjak tri litra mi kanë djegë. Jo vetëm KTV-ja po shumica e mediava mos të flasim për portale” , tha Lladrovci./Insajderi.com