Lladrovci: Nuk kam sharë por thash “Ah, ç’ja ke futë kot”

Lladrovci: Nuk kam sharë por thash “Ah, ç’ja ke futë kot”

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas publikimit të një videoje, e cila e ka paraqitur atë duke sharë.

Ai ka thënë se bëhet fjalë për një video montazh, që, sipas tij, është bërë me tendencë që të sulmojë personalitetin e tij.

“E konsideroj tendencioze dhe të qëllimtë lansimin e një videoje, e cila atakon direkt personalitetin tim, punën dhe gjithë atë qe unë përfaqësoj”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e tij në Facebook.

“Në një pyetje të gazetarit, në sheshin e Prishtinës, se çka mendoj unë për demarkacionin, jam përgjigjur, duke i thëne: “Ah, ç’ja ke fute kot! Si pyetet, ne mes te Prishtinës, një kryetar komune, se çka mendon për demarkacionin?!”

“Kjo kunderpyetje retorike, ka qene krejt përgjigjja ime, ne këtë pyetje”, ka thënë Lladrovci.

“Ndërkaq, gazetari, të cilin as tani s’e njoh dhe nuk e di se kush ishte, duket që më qellim e ka montuar dhe keqinterpretuar përgjigjen time, duke qene krejtësisht tendencioz”, ka shkruar kreu i Drenasit.

“Për ta sqaruar edhe me mirë krejt këtë, do të ishte mirë që gazetari ta publikoje te tere videon, dhe jo ashtu te montuar dhe me shkëputje”, ka thënë Lladrovci.

Ai e ka lutur gazetarin që ta publikoje videon komplet, ku, siç ka thënë ai, shihet qartë edhe gjestikulimi i tij, lëvizja e duarve dhe dëgjohet krejt ajo që ka thënë ai.

“Konsideroj se keto montime, me qellim terheqjeje te klikueshmerise dhe te shikueshmerise, qe po behen perdite e me shume neper portale dhe media te caktuara, me qellime komerciale, po kuptohen qarte edhe nga opinioni dhe secili prej nesh”, ka shkruar Lladrovci.

“Pra, mos montoni! Punoni! Por, punoni drejt dhe fer!”, ka porositur numri një i Drenasit.