Lladrovci shkarkon dy drejtorë përfshirë edhe motrën e Isa Xhemajlajt

Lladrovci shkarkon dy drejtorë përfshirë edhe motrën e Isa Xhemajlajt

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka vendosur që të shkarkojë  dy drejtorë të drejtorive të ndryshme në këtë komunë që kanë aktakuza të ngritura për çështje të ndryshme.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se kryetari Lladrovci nuk ia ka vazhduar kontratën  e punës drejtorëve ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë.

Ndër  drejtorët e shkarkuar është edhe drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencave, Hyrije Xhemajlaj-Thaçi, e cila është motra e Isa Xhemaljajt, kandidatit të NISMA-s për kryetar të Drenasit.

“Në një takim me drejtor të drejtorive komunale, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovc, ka kërkuar nga drejtorët që ju është ngritur aktakuzë të largohen nga detyra zyrtare e ushtrimit si drejtor”, thuhet në komunikatë.

Pas shkarkimit të katër zyrtarëve komunal me aktakuza të ngritura, sot, në takim me drejtorët e drejtorive komunale, Lladrovci thotë se ka kërkuar që secili që ka aktakuzë të ngritur, të largohet nga detyra.

“Dy drejtorët politik, Drejtori i Administratës së Përgjithshme Komunale, Xhemë Binaku dhe drejtoresha e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Hyrije Xhemajlaj-Thaqi, janë me aktakuza dhe tashmë nuk janë më drejtor të drejtorive”, ka thënë kryetari Lladrovci./Insajderi.com