Lladrovci shpallë fitoren, Xhemaljaj e sheh veten fitues në balotazh

Lladrovci shpallë fitoren, Xhemaljaj e sheh veten fitues në balotazh

Kandidati i PDK-së për komunën e Drenasit ka dalë në një konferencë për media nëpërmjet së cilës ka shpallur fitoren e tij në zgjedhje ndonëse rezultatet e para nuk bëjnë atë të jetë fitues pa balotazh, teksa kandidati tjetër i partisë NISMA, Isa Xhemaljaj, tha se ka pritur të fitoj pa shkuar në balotazh.

Të dy kandidatët për kryetar kanë dalë në konferenca për media nga qendra e Drenasit, për të kumtuar rezultatet e tyre.

Lladrovci është shfaqur nervoz dhe arrogant me gazetarët të cilët e kanë pyetur sesi e komenton faktin se ai do të shkojë në balotazh kundër kandidatit të NISMA-s

“Cilin balotazh? Çfarë balotazhi? Kam fituar, dhe po presim rezultatet finale”, ka thënë Lladrovci.

Ai nuk ka pranuar që të komentoj për faktin se kjo është hera e parë që bastioni i fuqishëm i PDK-së shkon në balotazh, teksa Isa Xhemajlaj është shfaqur i zhgënjyer se nuk ka fituar në rundin e parë.

“Kam pritur ta jem fitues pa balotazh, por në balotazh gjithsesi do të fitoj”, ka thënë Xhemajlaj.