Lladrovci shpërndanë fotografinë e Haradinajt me lot në sy teksa dha dorëheqje

Lladrovci shpërndanë fotografinë e Haradinajt me lot në sy teksa dha dorëheqje

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka reaguar pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.

Përmes një postimi në Facebook, Lladrovci ka thënë se ftesa e Gjykatës Speciale ndaj kryeministrit Haradinaj ishte e padrejtë, duke i bashkangjitur kështu postimit të tij edhe foton e Haradinajt me lot në sy teksa dha dorëheqje.

“Sot, ftesat e padrejta u bënë për njerëzit e drejtë. UÇK dhe Ramush Haradinaj, kanë qenë edhe para 15 vitesh fitimtar, edhe sot edhe përjetësisht mbeten fitimtar”, ka shkruar Lladrovci.

Tutje ai është shprehur se beson në pafajësinë e Haradinajt si dhe në luftën e pastër të UÇK-së.

“Kryeministër, dhimbjet e lirisë i përjetuam bashkë, edhe gëzimet e lirisë do t’i bëjmë bashkë, duke besuar fort në pafajësinë e shokëve tanë dhe tënden si dhe pastërtinë e UÇK-së”, ka shkruar Lladrovci.

Sot, ftesat e padrejta u bënë për njerëzit e drejtë. UÇK dhe Ramush Haradinaj, kanë qenë edhe para 15 vitesh fitimtar,…

Gepostet von Ramiz Lladrovci am Freitag, 19. Juli 2019