Llapi dhe Istogu në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Llapi dhe Istogu në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Kanë përfunduar dy sfidat e fazës çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll, ku ndeshja e parë ishte mes ekipeve të Superligës, ndërsa sfida e dytë ishte mes ekipeve të Ligës së Parë, ku në të dyja takimet, vazhduan më tutje në Kupë ekipet mysafire, njofton Insajderi.

Llapi është kualifikuar për në gjysmëfinale pas suksesit ndaj Trepça ’89 në Mitrovicë me rezultatin 1-2.

Në ndeshjen tjetër, Istogu është kualifikuar për në gjysmëfinale falë penalltive ndaj ekipit prizrenas A&N. Takimi përfundoi me barazimin 1-1, por Istogu triumfoi falë 11-metërshave me rezultatin 7-6. /Insajderi.com