Llapi mposhtet në shtëpi nga Prishtina

Llapi mposhtet në shtëpi nga Prishtina

Në ndeshjen e javës së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll, Llapi është mposhtur në “Zahir Pajaziti” nga Prishtina me rezultat 0:2, njofton Insajderi.

Edhe pse Llapi filloi më mirë takimin, ku kishte raste të mira shënimi në pjesën e parë, megjithatë fraksioni parë i takimit u mbyll pa gola, edhe pse Llapi humbi një penallti, ku dështoi të shënonte nga pika e bardhë Ahmed Januzi.

Në pjesën e dytë, vizitorët nga Prishtina ishin më të qartë në atë çfarë kërkonin para portës nikoqire. Po zhvillohej minuta e 75-të e takimit, ku pas një asistimi të Abazit, nuk e la pa e shfrytëzuar mesfushori nga Malisheva, Endrit Krasniqi, i cili realizoi për epërsinë e mysafirëve.

Në minutën e parë shtesë të takimit, Prishtina arriti të shënonte golin e dytë, kësaj radhe autor i golit ishte Kryeziu, gol që doli të ishte i epilogut final, Llapi 0:2 Prishtina.

Pas kësaj fitore, Prishtina ngritët në vendin e katërt me 21 pikë, ndërsa pas kësaj disfate, Llapi mbetet në pozitën e parafundit në ligë me tetë pikë. /Insajderi.com