Llapjanët s’mund ta ndalin Forcën, vushtrriasit udhëtojnë drejt Podujevës

Llapjanët s’mund ta ndalin Forcën, vushtrriasit udhëtojnë drejt Podujevës

Forca e Vushtrrisë ka siguruar megjithatë 5% të kapacitetit të “Zahir Pajazitit” për ndeshjen ndaj Llapit.

Edhe pse llapjanët fillimisht ua ndaluan hyrjen në stadium, një gjë të tillë ua mundëson rregullorja e FFK-së.

”Fillimisht na u mohua udhëtimi ynë në Podujevë për arsye që stadiumi i tyre është në renovim e sipër edhe pse e kemi bërë njoftimin paraprak, që ne do të jemi atje.

Por me këmbënguljen tonë arritem t’a sigurojmë 5% e kapacitetit të ulëseve që na u lejohen sipas rregullores së FFK-së.

Pra, ju bëjmë me dije se Forca neser do të udhëtojë me vetëm 50 anëtarë në mënyrë të organizuar.

Kjo le të mbetet hera e parë dhe e fundit, që do të na neglizhojnë në ndonjë udhëtim në të ardhmen”, njofton Forca.