Llojet e punëve dytësore me të cilat mund të fitoni extra para

Llojet e punëve dytësore me të cilat mund të fitoni extra para

E vërteta është që jeta është e shtrenjtë, dhe kjo jo vetëm në kuptimin simbolik të fjalës. Të keni një punë që është më dytësore  do të i ndihmojë xhirollogarisë suaj bankare, por duhet zgjedhur punën që ju përshtatet mundësive dhe aftësive tuaja, thotë një artikull në Insider.

  1. Gjuhët e huaja

Nëse keni aftësi për të mësuar gjuhë të huaja, ju mund të punoni si përkthyes. Kjo është ajo lloj punë për të cilën gjithmonë ka nevojë. Edhe nëse nuk jeni bilingual, ndonjë kurs i mirë mund të ju ndihmojë të përvetsoni gjuhën. Përveç rritjes së të ardhurave mësimi i një gjuhe të re, do të përmirësojë koncetrimin dhe do të ndikojë pozitivisht edhe në psikologjinë e trurit.

 

  1. Bëhu ciceron turistik

Përdoreni dashurinë për qytetin tuaj për të fituar para, dhe për ta kaluar këtë pasion te të tjerët. Tregoju turistëve dhe vizitorëve pëlqimet tuaja dhe vendet më të paharrueshme të qytetit

.

 

  1. Babysitter

Nëse i doni fëmijët kjo mund të jetë puna ideale për ju. Gjithmonë është dikush që ka nevojë për ndihmën tuaj, sidomos në kohën kur nënat e reja duhet të punojnë me orare të zgjatura apo kanë nevojë për një natë të lirë.

  1. Kujdesi për kafshët

Jo të gjithë i duan fëmijët, disa njerëz janë më të prirur të pëlqejnë kafshët. Përveç kësaj kjo është një punë nga e cila edhe mund të kënaqëni dhe të përfitoni më shumë se sa para, sepse  studime të shumta tregojnë që kafshët kanë efekt relaksues dhe qetësues për njerëzit.

  1. Mësues zëvendësues

Të qenit mësues zëvendësues mund të jetë një mënyrë e mirë për të fituar para, por njëkohësisht do ju jap alternativa të reja në karrierë.

  1. Shiti fotografitë

Gjthçka që ju duhet është një kamerë e mirë. Mund të filloni nga ceremonitë e martesave, ditëlindjet apo edhe evente personale. Nëse jeni i talentuar ju mund ta bëni fotografinë mënyrë jetese.

  1. Aftësitë zejtare

Nëse keni aftësi për të rregulluar gjëra në shtëpi, ju mund të punoni dhe të fitoni prej mjeshtërisë tuaj.

  1. Mëso të bësh kokteje

Të punosh në bare apo lokale ku shërbehen kokteje do të thotë netë të vona, por përveç pagës, në këtë punë mund të fitoni bakshishe të mira. Përveç netëve të pagjuma kjo punë mund të ju sjell shumë argëtim.

  1. Kostumet

Mund të bëheni Babadimri, apo ndonjë tjetër personazh i dashur prej fëmijëve, sipas Insider, kjo është një tjetër mënyrë për të fituar para të shpejta, pa shumë angazhim intelektual.

  1. Ndajeni shtëpinë me udhëtuesit

Nëse e keni ndonjë dhomë ekstra në shtëpi, mund ta përdorni për të rritur buxhetin. Vendosja e adresës në faqe si Airbnb ose HomeAway mund të jetë opsion i mirë. Përveç faktit që duhet kujdesur për shkak të rrezikut të pasurit në shtëpi persona të panjohur.

 

  1. Bëhuni trajner

Nëse jeni entuziast i fitnesit, jogës apo pilates, ju mund të bëheni trajner personal. Vetëm marrja e certifikatës do të ju kushtojë, por ja vlen, sepse sapo të bëheni mësues pagesat janë të mira.