Lloyd Austin vihet në krye të Pentagonit

Lloyd Austin vihet në krye të Pentagonit

Senati amerikan konfirmoi sot emërimin e gjeneralin e ushtrisë në pension, Lloyd Austin, në krye të Departamentit të Mbrojtjes, duke e bërë atë afrikano-amerikanin e parë që drejton Pentagonin në historinë e SHBA-së, transmeton Insajderi.

Votimi 93-2 i hap rrugën Austinit, përzgjedhjes së presidentit Joe Biden, për të marrë rolin si sekretari i dytë i Kabinetit që merr miratimin e Senatit.

Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati votuan dje për të përjashtuar një ligj të vitit 1947 i cili kërkon që ish-zyrtarët ushtarakë të jenë të paktën shtatë vjet jashtë detyrave aktive para se të mund të drejtojnë Departamentin e Mbrojtjes. duke i mundësuar Austinit që të merr këtë rol, pasi ai doli në pension në viti 2016, raporton Anadolu Agency (AA).

Ligji ka për qëllim të sigurojë kontrollin civil të ushtrisë, por Austini është Sekretari i dytë i Mbrojtjes që i është dhënë përjashtim nga Kongresi në më pak se pesë vjet. pas gjeneralit James Mattis i cili mori një përjashtim të tillë në vitin 2017.

Austini fitoi mbështetjen e Senatit pjesërisht për shkak të kualifikimeve të tij të mëdha ushtarake.

Ai udhëhoqi Komandën Qendrore (CENTCOM) të SHBA-së, e cila mbikëqyr operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme, nga viti 2013 në 2016. Kjo përfshin operacionet e hershme kundër DEASH-it që përfundimisht çuan në disfatën e grupit terrorist.

Para kohës së tij në CENTCOM, ai shërbeu si zv/Shef i Shtabit të Ushtrisë dhe ishte gjeneral komandues i forcave amerikane në Irak gjatë tërheqjes së SHBA-së që përfundoi në vitin 2011.

Pas pensionit, Austini shërbeu në bordin e kontraktorit ushtarak “Raytheon Technologies”. Ai është zotuar tëi shmanget çdo çështjeje që ka të bëjë me kompaninë e hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes, e cila i shet Pentagonit disa lloje armësh, duke përfshirë sistemin e raketave Patriot, sistemin drejtues të raketave detare Aegis dhe raketat lundruese Tomahawk. /Insajderi.com