Në interpelancën parlamentare të PSD-së rreth krijimit të ndërmarrjes së re energjetike publike" />

Lluka: Parashikimet për rritjen e tarifave të energjisë, të gjitha spekulime

Lluka: Parashikimet për rritjen e tarifave të energjisë, të gjitha spekulime

Në interpelancën parlamentare të PSD-së rreth krijimit të ndërmarrjes së re energjetike publike të Kosovës, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, thekson se të gjitha parashikimet rreth ndikimit të këtij termocentrali në tarifa të energjisë elektrike janë spekulative.

‘Cdo gjë që flasim rreth cmimit të energjisë, të gjitha janë spekulime. Cfarëdo kosto financiare është spekulim. Asgjë nuk dihet. Për të kuptuar cmimin e energjisë elektrike, duhet të dijmë cmimin e ndërtimit të termocentralit dhe koston financiare të projektit. Asnjëra nga këto nuk dihen ende’, tha Lluka gjatë interpelancës paralamentare.

Ndryshe, Lluka informoi se ksto e projektit është në vlerësim e sipër. ‘Sot që po flasim, ekspertët janë duke i vlerësuar dy ofertat e pranuara. Shumë shpejt do të kemi një raport, që kërkon edhe aprovimin e komitetit drejtues’, tha Lluka.

Gjatë diskutimit Lluka edhe njëherë sqaroi se Kosova nuk garanton kreditë, sic ishte përfolur nga shoqëria civile dhe pjesëtarët e opozitës. ‘Kredinë e merr ContourGlobal, nuk e merr Qeveria e Kosovës’, shtoi ai.

‘Të vetmin garancion shtetëror që e marrim ne është obligimi i ndërmarrjeve publike karshi kompanisë ContourGlobal. Blerja e energjisë, furnizimi me thëngjill dhe furnizimi me ujë. Bëhet fjalë për performancën e ndërmarrjeve publike’, tha Lluka gjatë diskutimit.

‘Normal që duhet të garantojmë thëngjillin. Asnjë investitor nuk vjen nëse nuk garanton thëngjillin. Por ai thëngjill do të shitet tek investitori’, theksoi Lluka.

Ndryshe, Insajderi mëson se Qeveria e Kosovës është i vetmi shitës i autorizuar i qymyrit në vend. Garancitë që do të votohen së shpejti në Kuvend, përvec tjerash sigurojnë se Kosova do të ketë mjaftueshëm rezerva të qymyrit, për t’i shitur ato tek investitori ContourGlobal.