Lodrat me plastikë të butë përmbajnë nivel të lartë të lëndeve toksike

Lodrat me plastikë të butë përmbajnë nivel të lartë të lëndeve toksike

Disa produkte me plastikë të butë për fëmijë  në shitje për Krishtlindje në dyqanet e lodrave në Britani të Madhe mbajnë kimikate toksike katër herë më shumë nga sa lejohet nga standartet e BE-së, njoftoi sot një grup i mbrojtjes së konsumatorit, raporton ata. Shoqata Britanike e Konsumatorit “Which” testoi 13 produkte plastike të blera në dyqanet në Britani të Madhe dhe zbuloi se niveli i boronit në gjashtë prej produkteve kalon standartet e BE-së për lodrat.

Boroni është një element kimik që mund të gjendet ilaçe dhe produkte për pastrimin e shtëpisë. Standartet e BE-së kërkojnë që niveli i boronit të jetë 300 miligramë për një kilogram lodra plastike të butë. Studimet shëndetësore kanë treguar se ekspozimi ndaj një niveli të lartë boroni mund të shkaktojë alergji, diarre dhe të vjella, si dhe mund të dëmtojë fertilitetin ose të dëmtojë fëmijët që s’kanë lindur.