Lojërat e fati u mbyllen kur po bëhej një ligj për t’i rregulluar ato, pse ndryshoi kursi i qeverisë?

Lojërat e fati u mbyllen kur po bëhej një ligj për t’i rregulluar ato, pse ndryshoi kursi i qeverisë?

Qeveria e Kosovës ka mbyllur  të gjitha lokacionet ku zhvillohen lojërat e  fatit, dhe kazinove por akoma të pa rregulluara me ligj në formën më të mirë te mundshme.

Ashtu si dhe në Shqipëri, edhe Kosova pretendon të mbajë vetëm Lotarinë Kombëtare të Kosovës.

Në kohën kur ata po bënin një ndryshim ligji, ndërroj kahja e tyre dhe filloj mbyllja e kazinove, se pse ndryshoi kursi i Qeverisë e mësoni në dokumentin “Loto Qeveria”.

InDoks në këtë dokumentar do ti kthehet këtij veprimi të Qeverisë për ta parë se sa ishte i duhuri. Sa ishte i ngutshëm e sa i ndikuar nga grupet e interesit. Sa ishte për qytetarët, e sa tendencë për të krijuar monopol për një biznes lojërash të fatit.

Do të rishikohen lidhje të vjetra të partisë në pushtet me biznesin e kazinove. Edhe lidhje të dyshimta të forcave të rendit me këtë biznes multimilionësh./ Insajderi.com

InDoks | Loto Qeveria

Bizneset multimilonëshe të lojërave të fatit po mbyllen me një ligj që ende po e mban në tavolinën Hashim Thaçi. Krejt vala kundër tyre nisi në dy raste ku në fakt këto biznese ishin viktimë, në njërin rast viktimë e një polici që dyshohet se kreu vrasje me armë të shtetin.Por, prapa mbylljes së tyre është një histori e pa thënë e klaneve dhe tendencës për të krijuar monopol. Edhe shumë histori që i lidhin partitë në pushtet me financim nga kumari.#InDoks në dokumentarin “Loto Qeveria” me autor Visar Duriqi sjell prapaskenat e këtij vendimi dhe të operacionit të drejtësisë të ndikuar nga politika kundër lojërave të fatit.Sonte live në ora 20:10 në RTV Dukagjini dhe Insajderi

Gepostet von Insajderi am Sonntag, 14. April 2019