Lojtarët e Chelsea përplasen mes vete për të ekzekutuar penalltinë(VIDEO)

Lojtarët e Chelsea përplasen mes vete për të ekzekutuar penalltinë(VIDEO)

Një situatë interesante ka ndodhur gjate ndeshjes në mes të Chelsea dhe Crystal Palace, kur dy lojtarët e Chelsea, Jorginho dhe Abraham, u “zunë” se cili duhet ta marrë përgjegjësinë e goditjes së penalltisë, njofton Insajderi.

Chelsea fitoi me rezultat 4 me 0, ndaj ekipit të Crystal Palace dhe në këtë ndeshje kishte dy gola te referuara për ekipin e Lampard dhe të dyja i ktheu në gola mesfushori, Jorginho.

Jorginho, është një nga ekzekutuesit më të mirë në ligë sa i përket penalltive dhe ai është i zgjedhur për të bërë një gjë të tillë, por duket se Abraham, mendoi se atij do t’i takonte ta godiste penalltinë e dytë, gjë që nuk e lejoi Jorginho./Insajderi.com.