Lojtarët e Fc Prishtina thyejnë dhe shkatërrojnë zhveshtoren e Gjilanit (FOTO)

Lojtarët e Fc Prishtina thyejnë dhe shkatërrojnë zhveshtoren e Gjilanit (FOTO)

Ndeshja e djeshme në mes Gjilanit dhe Prishtinës, u karakterizua me skandale të një pas njëshme.
Një karton i kuq i dhënë për portierin Visar Bekaj, ka tensionuar situatën, deri në shkallën kur është dashur intervenimi i njësiteve të policisë.Lojtarët dhe stafi i Fc Prishtina, ishin më të dëmtuarit fizikisht, por ata janë hakmarrë ndaj klubit të Gjilanit, duke thyer e shkatërruar zhveshtoren e tyre, raporton Insajderi.

Në foto shihen dëmtimet në ulëse, dollape, dritare të thyera si dhe mbeturinat e lëna nga ana e kryeqytetasve. Ekipi i Gjilanit, deri më tani, akoma nuk ka reaguar zyrtarisht për këto dëme materiale./Insajderi.com