Londër: Shkatërrohet grupi i drogës, arrestohen katër shqiptarë

Londër: Shkatërrohet grupi i drogës, arrestohen katër shqiptarë

Policia e Londrës njoftoi se ka arrestuar katër shqiptarë, pjesë e një grupi kriminal, të cilëve iu kapën 340 mijë paund dhe një sasi kokaine me vlerë 400 mijë paund. Operacioni u zhvillua të mërkurën në disa adresa në Londër dhe Essex.

Mësohet se në pranga janë vënë R.D., 30 vjeç dhe F.k.,, 32 vjeç. Në shtëpinë e R.D., gjetën 140 mijë paund si edhe përzierës droge dhe kokainë. F.K., iu gjetën 100 mijë paund.

Më pas u arrestua edhe F.M., 22 vjeç për mbajtje të dokumenteve të falsifikuara dhe shitje droge. Ndërsa A.G., 26 vjeç u kap me 4 kile kokainë dhe 100 mijë paund.

Të katër shqiptarët u nxorën para gjykatës për masën e sigurisë dhe seanca e radhës u përcaktua për në 12 shkurt.

Kreu i operacionit të policisë, Matt McMillan tha se do të vazhdojë puna për të zbuluar dhe individë të tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës.

“Këto ishin sekuestrime të mëdha parash me të cilat mund të kishte përfitime të mëdha të krimit të organizuar” , tha McMillan./Insajderi.com