Londra shënon ditën më të nxehtë pas 69 viteve

Londra shënon ditën më të nxehtë pas 69 viteve

Në disa pjesë të Londrës, temperaturat kanë kaluar 29 gradë Celsius të enjten, duke e bërë atë ditën më të nxehtë të prillit në gati 69 vjet.

Moti jashtëzakonisht i ngrohtë në gjithë Mbretërinë e Bashkuar është rezultat i presionit të ulët mbi Atlantik dhe i presionit të lartë mbi Evropën Perëndimore, shkruan rel.

Shërbimi Meteorologjik regjistroi temperaturën prej 29.1 C në Parkun St James në qendër të Londrës.

Kjo thuhet të jetë dita më e nxehtë në Mbretërinë e Bashkuar në prill qysh në vitin 1949.

Temperatura mesatare për Mbretërinë e Bashkuar në prill është 11.9 C.