“Lopa që ecën” – reagime nga AKR-ja për ofendimin ndaj Agim Bahtirit

“Lopa që ecën” – reagime nga AKR-ja për ofendimin ndaj Agim Bahtirit

Ish-deputetja nga Aleanca Kosova e Re, Myzejene Selmani ka reaguar lidhur me ofendimin që i është bërë kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtirit.

Selmani ka thënë se është turp që dikush pa asnjë votë të fyej një kryetar me dy mandate.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Selmani ka shkruar se kryeministri Haradinaj duhet të kërkoj falje në emër të këshilltarit të tij, Erolld Belegut.

” Turpi i një Këshilltari të Basketbollit pa as një votë të fyen një Kryetar Komune me dy mandate me votë qytetarit .Po shifet qka e këshillon Kryeministrin një njeri që fyen në këtë mënyrë. Kryeminister Ramush Haradinaj të lus kërkosh falje në emër të një përfituesi këshilltar”, ka shkruar Selmani.

Erolld Belegu, Këshilltar i Kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj ka ofenduar Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtrin duke e quajtur “lopë që ec”.

Në rrjetin e tij social, Instagram, Belegu ka postuar një foto ku shihen kryetari Bahtiri dhe mbi foto ai e ka shkruar “Walking lopa”.

Bahti ka thënë sot se do ta lë politikën për t’iu kthyer familjes së tij në Holandë.

Ai ka thënë se i ka mbetur vetëm ta bashkojë Mitrovicën e në fund të mandatit, të kthehet atje ku ka pjesën më të madhe në familjes.