“Lopë… Qitja dikush do kashtë”, Buzhala reagon pas shpifjeve të filozofit të VV-së

“Lopë… Qitja dikush do kashtë”, Buzhala reagon pas shpifjeve të filozofit të VV-së

Gazetari Berat Buzhala i ka reaguar zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hysamedin Ferajt, i cili sot e akuzoi për pjesëmarrje në një “lob serbo-rus”, për ndarje të Kosovës.

Buzhala, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkuar se Feraj, deri sa po akuzon drejtorët e disa medieve në Kosovë dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, pa asnjë therr në këmbë po tregon lobet ruse dhe serbe në Kosovës, përcjell Insajderi.

Postimi i tij i plotë:

Hysamedin Feraj, nga dega e LVV’se ne Shqiperi, ne mes tjerash po thote qe une, Parimi, Ramushi, Isa e Hasha, jemi pjese e lobit ruso – serb per ndarje te Kosoves. Ramushi dy vllazen te vrame ne lufte, vete me Dautin te plagosun ne lufte, kurse Hysamedini ne Tirane, pa asnje therre ne kame, po tregon per lobet ruse dhe serbe ne Kosove.

Nejse, nuk po do me e prishe meditimin tim. Hysamedin, edhe ty lope te dua ❤️. Qitja dikush do kashte./Insajderi.com