Lorde lavdëron Dua Lipën për këngën e re

Lorde lavdëron Dua Lipën për këngën e re

Këngëtarja e suksesshme, Lorde, ka mbuluar me lëvdata Dua Lipën për videoklipin e ri të këngës “New Rules”.

Pop ylli nga Zelanda e Re, Lorde, ka zgjedhur të shprehë mendimet e saj për videoklipin e ri të këngës së fundit të albumit debutues të krijueses së hitit “Hotter Than Hell”, shkruan Celebretainment.

Duke ndarë me fansat e saj klipin, ajo ka shkruar : “videoja më e mirë që kam parë qe një kohë të gjatë”.

Ndërsa Dua ia kishte kthyer komentin duke i thënë “Dashuri! Faleminderit xxx @Lorde”.

Dua në videklipin e saj të ri paraqet shoqe të cilat ndihmojnë njëra tjetrën ta kalojnë fazën e vështirë të ndarjes.

Ashtu si vajzat kanë nevojë për shoqet më të mira në këso raste, Dua portretizon më së miri duke treguar se si shoqet mbrojnë njëra-tjetrën emocionalisht, shkruan PopCrush.

Me ngjyra pastel dhe verore, dhe xhirim në Miami Beach, duke shfaqur fuqizim të grave në fund, videoja të bën të kujtosh këngët e vjetra të Cyndi Lauper dhe Dannii Minoue, “Girls Just Wanna Have Fun” dhe “You Won’t Forget About Me”.

“Do doja të kisha pasur ‘New Rules’ kur kam kaluar nëpër ndonjë ndarje me ndokënd. Mendoj që është diçka në të cilën çdokush mundet të mbështetet”, ka thënë Dua për këngën. /Insajderi.com