Loredana, Arta Nitaj, Ledri Vula – Të famshmit shqiptarë bëhen bashkë në Greqi

Loredana, Arta Nitaj, Ledri Vula – Të famshmit shqiptarë bëhen bashkë në Greqi

Një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë kanë qenë tejet të angazhuar më koncerte këtë vite.

E pas lodhjes që kishin disa prej tyre tashmë kanë nisur pushimet dhe duket se kanë zgjedhur një destinacion të njëjtë.

Bëhet fjalë për reperin Ledri Vula dhe partneren e tij, Sara Hoxhën, reperen Loredana Zefi e po ashtu edhe artistin tjetër të njohur, Yll Limani, të cilët momentalisht janë në Mykonos, Greqi.

Së fundmi ka qenë Lori e cila ka ndarë disa fotografi nën shoqërimin e Yllit e po ashtu edhe vajzës së Ledrit, Poem Blu.

“Një miqësi e mirë ta rifreskon shpirtin”, ka shkruar Zefi në imazhin me Yllin.

E bashkë më të është duke qëndruar edhe modelja, Arta Nitaj, e cila ka postuar disa fotografi nga atje në shoqëri të vajzës së Ledrit.

A do të këtë ndonjë bashkëpunim në mes të emrave të përmendura më lartë mbetet të shihet.

Por, një gjë e tillë pritet duke e ditur që nga grumbullimet gjithmonë ka ardhur një këngë e re./Insajderi.com