Loredana diss Mozzik-ut: Ta blej kerrin, nderin dhe shtëpinë

Loredana diss Mozzik-ut: Ta blej kerrin, nderin dhe shtëpinë

Loredana dhe Mozzik kanë bërë bujë të madhe në mediat shqiptare dhe Gjermane që nga ndarja e tyre.

Këngët e tyre të fundit duket se janë të gjitha dedikime dhe disa për njëri tjetrin.

Mozzik filloj me “Dhelper Dinake” e pastaj me “Zemra Ime” për të sjellë këngën shumë të përfolur “Edhe ti” që e sjelli në bashkëpunim me reperen e famshme shqiptare Tayna.

Kënga “Edhe ti” ngjalli shumë reagime, nga shumë fansa u mendua që Mozzik e zëvendësoj Loredanen me Taynen.

Loredana ndryshe nga Mozzik nuk bëri edhe aq shumë dedikime, ajo vazhdoj karrierën e saj më suksesshëm se kurrë në Gjermani.

Por edhe Loredana nuk la pa e thumbuar keq Mozzik-un në hitin e saj të fundit me Juju “Kine Wort”.

Mes rreshtave të kësaj këngë Loredana thotë ” Ich kauf’ dein Auto, deine Ehre und dein Haus, Baby”, që në shqip i bie “Ta blej kerrin, nderin dhe shtëpinë”.