fbpx

Loredana e Mozzik blejnë veturë 220 mijë euro, reagon zviceranja – unë po jetojë e varfër

Loredana e Mozzik blejnë veturë 220 mijë euro, reagon zviceranja – unë po jetojë e varfër

Javën e kaluar u dha lajmi se Prokuroria Publike e Zvicrës ka ngrirë llogaritë bankare të reperes, Loredana Zefi.

Pavarësisht kësaj, dy ditë më parë çifti Mozzik dhe Loredana treguan blerjen e tyre të re, që ishte një Mercedes në vlerë prej 220 mijë dollarë, por kjo gjë ka bërë që çifti zviceran të reagojë sërish.

“Nuk ka para për shpenzime ligjore, por me sa duket ka shumë për një Mercedes të ri. Tani, ata kanë tri vetura, ndërsa ne jetojmë në varfëri. Kjo gjë po ma thyen zemrën”, tha Petra Z, duke iu referuar kërkesës së Loredanës për avokat shtetëror, pa pagesë, shkruan gazeta Blick.

Video:  

Loredana Zefi po akuzohet nga çifti zviceran për mashtrim dhe vjedhje, duke u marrë atyre afro 900 mijë franga. Mirëpo në konferencën e mbajtur për media në Prishtinë, reperja u shpreh se e vërteta ishte ndryshe, pasi Petra Z. ia kishte dhënë ato para me dëshirë dhe vullnet.