Loredana pranon se i mori paratë nga çifti zviceran

Loredana pranon se i mori paratë nga çifti zviceran

E përditshmja zvicerane “20 minutes” kishte treguar historinë se si çifti 50-vjeçar ka hedhur akuza ndaj rap-artistes dhe vëllait të saj, Beratit, për kanosje, zhvatje të parave dhe vënie në lajthitje.

Ajo sot ka ardhë në Prishtinë dhe po tregon arsyet e ardhjes së saj në vendlindje përmes një konference për media.

Loredana pranon se ka marrë paratë, por thotë se ato janë marrë me dëshirë.

“Pika e parë që është me rëndësi me e ditë edhe ju, unë jam këtu për ta xhiruar një spot. Nuk kam arsye e as shqetësime për ta shtyrë këtë spot. Për mu çka është me rëndësi me e ditë ju është se nga asnjë person nuk kam marrë para me dhunë, para me mashtrime dhe me kërcënime”.

“Këto para shumën e të cilave nuk e di janë marrë me vullnet”, pohoi ajo.

Loredana ka ardhë e shoqëruara nga bashkëshorti i saj Mozzik, ndërsa i pranishëm është edhe avokati Tomë Gashi./ Insajderi.com