Loredanës i publikohet bashkëpunimi me Meron para datës së caktuar

Loredanës i publikohet bashkëpunimi me Meron para datës së caktuar

Pas bashkëpunimit më Mozzik, Loredana ditë me parë ka paralajmëruar bashkëpunimin me artisitin turko-gjerman Mero.

Ajo ka postuar një video të shkurtë në Insagram duke njoftuar për projektin e ri i cili do të publikohet me 6 shtator.

Mirëpo si duket Loredanës nuk po i shkon planifikimi ashtu siq duhet, kënga ‘Kein Plan’ në bashkëpunim me Meron është publikuar mbrëmë në ‘SoundCloud’, shkruan Insajderi.

Në media është përfolur se Loredana dhe Mozzik, po kalojnë një krizë martesore pasi që disa kohë ai nuk ka shfaqur mbështetje dhe nuk ka postuar foto të realizimit të projektit më të ri ashtu siq ishim mësuar t’i shohim në rrjete sociale.