Lorik Emini: Challandes më ka ftuar te Kosova, por e kam refuzuar

Lorik Emini: Challandes më ka ftuar te Kosova, por e kam refuzuar

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi doli me një deklaratë disa ditë më parë, ku u shpreh mes krenarisë se asnjë lojtar nuk e ka refuzuar ftesën e Kosovës. Por futbollisti i Luzernit, Lorik Emini pretendon se vitin e kaluar është ftuar nga Kosova, por e ka refuzuar, njofton Insajderi.

“Në vjeshtën e kaluar më ka ftuar Challandes te Kosova A por e kam refuzuar”, tha Emini. Megjithatë, Emini u shpreh se duhet të vendosë mes Zvicrës dhe Kosovës, të cilat janë dy përfaqësuese që kërkojnë shërbimet e tij.

“Unë thjesht dua të zgjedh midis Kosovës dhe Zvicrës”, u shpreh Emini. /Insajderi.com