
Florian Loshaj është duke shkëlqyer në kampionatin rumun, me fanellën e Politehnica Iasi.
Mesfushori 23-vjeçar që luante më parë në Holandë me klube si MVV Maastricht dhe Roda JC, këtë verë kishte nënshkruar me klubin rumun, Politehnica Iasi.
Shqiptari i Kosovës në pesë ndeshjet e aktivizuara si titullar, ka arritur të shënojë dy gola.