Lot dhe zhgënjim në kombëtaren italiane [Foto]

Lot dhe zhgënjim në kombëtaren italiane [Foto]

Botërori humbet Italinë. Për herë të tretë në historinë e futbollit italian, kombëtarja e këti vendi nuk do të jetë në botëror.

Italia nuk ka marrë pjesë në vitin 1930, 1958 dhe hera e tretë është Botërori Rusi 2018.

Suedia u dha fund ëndrrave të Italisë për të qenë pjesë e finaleve të Botërorit “Rusi 2018”. ‘Axurrët’ dështuan që të përmbysin humbjen 1-0 në ndeshjen e parë në Suedi. Edhe pse kontrolluan lojën dhe krijuan shumë raste për shënim, goli mungoi.

4 herë kampionët e Botës nuk i ndihmoi as mbështetja maksimale gjatë gjithë ndeshjes e tifozëve, që kishin mbushur ‘San Siron’. Suedia qëndroi në mbrojtje dhe sulmoi me zbritje të shpejta duke e administruar rezultatin.

Në fund e gjithë festa është për Suedinë që edhe pse pa Ibrahimovicin, që u largua nga kombëtarja, arriti që të kualifikohet, ndërsa Italisë nuk i mjaftuan yjet për të bërë diferencën.

I pari që pritet ta pësoja nga dështimi është trajneri Ventura, i cili i ka orët e numëruara, ndërsa Anceloti është njëri nga kandidatët për postin e trajnerit. Por më shumë se e ardhmja e Italisë në këto momente e gjithë vëmendja shkon te fakti se në Botëror nuk do të jetë Italia.

Në fotot më poshtë mund të shihni momentet e dëshpërimit në kampin italian pas përfundimit të ndeshjes, ku Italia mbeti jashtë Botërorit Rusi 2018.