Lotaria Amerikane nuk preket nga presidenca e Donald Trump

Lotaria Amerikane nuk preket nga presidenca e Donald Trump

Shumë shqiptarë janë trembur pas zgjedhjes së Donald Trump President të SHBA-ve.

Kjo për shkak të retorikave të tij kundër emigracionit.

Në edicionin e sotëm “Pyet Konsullin” në ambasadën amerikane në Tiranë, u shtrua edhe pyetja nëse tanimë do të pranohen emigrantët shqiptarë në SHBA.

Por ja si përgjigjet konsulli.

BISEDA

Qytetari: Përshëndetje! Kisha një pyetje. Tani që Donald Trump është president i USA, a do të pranohen më emigrantë shqiptarë në Amerike, flas për ata që tashmë kanë aplikuar në lotari dhe që mund të rezultojnë fitues? Faleminderit paraprakisht!

Konsulli: Sigurisht që do të pranohen./Lapsi.al