Lothar Matthaus: Joachim Low duhet të japë dorëheqje

Lothar Matthaus: Joachim Low duhet të japë dorëheqje

Ish-kapiteni i kombëtares gjermane në vitet ‘90, Lothar Matthaus, nuk e ka pritur mirë humbjen e thellë të skuadrës gjermane nga spanjollët. Në një opinion për “Sky”, Matthaus u shpreh se kjo humbje do të ndodhte herët a vonë duke parë përbërjen dhe lojën e skuadrës, njofton Insajderi.

“Kam disa kohë që them se Joachim Low po gabon shumë në zgjedhjet e tij si për lojtarët ashtu dhe për mënyrën se si e vendos skuadrën në fushën e lojës. Ishte një disfatë që pritej të ndodhte herët a vonë, edhe pse kurrë nuk mendoja që do të vinte në këtë lloj forme”, tha fillimisht ish reprezentuesi gjerman.

Më tutje, Matthaus shton: “Ambienti nuk është i duhuri për të punuar, aq më tepër për të pretenduar se do të ndërtosh diçka të madhe. DFB-ja duhet ta pyesë veten mirë nëse do të vazhdojë me Low në Europian apo në Botërorin e Katarit. Kështu nuk mund të vazhdohet më”, ishin fjalët e Matthaus për “Sky”. /Insajderi.com