Lottie Moss kërkon falje pas deklaratës që ajo është “super përhapëse e Covid”

Lottie Moss kërkon falje pas deklaratës që ajo është “super përhapëse e Covid”

Lottie Moss ka kërkuar falje që e quajti veten një “super-përhapëse Covid” para se të puthte dy nga miqtë e saj.

Modelja, e cila është motra e vogël e Kate Moss, e quajti veten “e re dhe budallaqe” dhe tha se duhej të ishte “më e kujdesshme” me fjalët e saj.

Ajo e kishte filmuar veten në një Instagram Live me dy miqtë e saj të shtunën kur një nga ndjekësit e saj pyeti nëse po përhapte koronavirus.

“Ne jemi super-shpërndarës”, bëri shaka shoqja e saj, përpara se Lottie, 22, të shtonte: “Ne jemi super-përhapës të Covid”.

Ajo vazhdoi: “Mos lejoni askënd t’ju tregojë se si të veproni”.

“Ju jeni i ri, argëtues dhe mund të keni kohën më të mirë dhe të bëni gjithçka që dëshironi të bëni”./Insajderi.com

Mirror