“Love Story” nuk është hera e parë që Saimiri kërkon partnere të jetës në televizion

“Love Story” nuk është hera e parë që Saimiri kërkon partnere të jetës në televizion

Saimir Kasemi është beqari shumë i lakmuar i cili kërkon partneren e jetës në emisionin e dashurisë “Love Story” në Tv Klan, njofton Insajderi.

Prej muajsh, ai ka realizuar takime me gratë konkurrente në emision që garonin me njëra tjetrën për dashurinë e tij. Nga 18 sa ishin, rrethi është ngushtuar në dy konkurrente, Meri dhe Genarda.

Ndërsa pritet që emisionit t’i vie fundi me Saimin në krah me njërën nga dy konkurrentet e fundit, së fundi në media sociale kanë qarkulluar disa video, që dëshmojn se kjo nuk hera e parë e tij që kërkon të dashur në një emision.

33-vjeçari ka marre pjesë në formatin gjerman “Next Please” në televizionin RTL II. Në këtë emision, Saimiri ishte në garë me disa djem të tjerë për një vajzë, ndërsa tani vajzat janë në garë për të. /Insajderi.com