Löw nuk do të jetë trajner i Gjermanisë pas kampionatit evropian

Löw nuk do të jetë trajner i Gjermanisë pas kampionatit evropian

Joachim Löw do të largohet si trajner i Gjermanisë pas Kampionatit Evropian të kësaj vere, sipas autoriteteve të futbollit gjerman.

Federata Gjermane e Futbollit (DFB) njoftoi lajmin në një deklaratë, raporton euronews.

Aty thuhej që Löw kërkoi të ndërpresë kontratën e tij, e cila do të vazhdonte me Kupën e Botës “Katari 2020”.

Löw do të largohet nga pozita e trajnerit pas 15 vitesh në krye. Kishte arritur ta fitonte Kupën e Botës gjatë vitit 2014.

Presidenti i Federatës së Gjermanisë,  Fritz Keller i dha nderime duke e cilësuar “një prej trajnerëve më të mëdhenj në futbollin botëror”.

“Jogi Löw e ka formuar futbollin gjerman si askush tjetër për vite me radhë dhe e ndihmoi atë në nivelet më të larta ndërkombëtarisht,” tha ai. /Insajderi.com