LSDM fiton në Tearcë, nuk ndryshon numri i mandateve

LSDM fiton në Tearcë, nuk ndryshon numri i mandateve

Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni, në uebfaqen zytare ka publikuar rezultatet përfundimtare të rivotimit të sotëm të Komunën e Tearcës.

Në votimin e sotëm LSDM-ja ka marrë 245 vota, OBRM-PDUKM-ja 149, transmeton telegrafi.

Kjo nënkupton që nuk do të ketë ndryshime në numrin e mandateve, nga zgjedhjet e 11 dhjetorit.