Sot është ditëlindja e moderatores Marina Vjollca dhe një ndër njerëzit e saj më të dashur që po e feston me gëzim këtë ditë është motra e saj Luana.
Që prej minutave të para të mesnatës, kur trokiti data 17 maj, Luana publikoi një video të këndshme ku shfaqej me motrën e saj.
Luana i bëri dedikimin më të veçantë Marinës, gjysmës së saj më të mirë pa të cilën thotë se s’do të ishte asgjë.
“Gëzuar ditëlindjen gjysma ime. Dashuria ime e përjetshme!!! @marina_vjollca Ti e di që pa ty s’do isha asgjë”, shkruan Luana.
Pasi në ditën e saj të lindjes Luana i publikoi një foto nga fëmijëria Marinës me shkrimin: Gjithmonë bashkë!