Luana Vjollca denoncon sërish fansin që po e përndjek

Luana Vjollca denoncon sërish fansin që po e përndjek

Luana Vjollca është një nga persontalitetet më të ndjekura të industrisë sonë të argëtimit, por jo rallë herë ajo ka provuar edhe shijen e hidhur të famës që ajo sot gëzon.

Ky admirim shpeshherë i ka sjellë asaj telashe, nga njerëz të caktuar që kanë rrezikur edhe sigurinë e saj, njofton Insajderi.

Sipas “News 24”, Luana ka denoncuar një fans që e përndjek në Prokurorinë e Tiranës, duke iu kthyer në burim stresi dhe shqetësimesh. Madje, asaj i është dashur këto kohë të lëvizë gjithmonë me një roje sigurie, i cili e shoqëron kudo.

Kjo është hera e dytë që moderatorja përballet me fansat në organet e drejtësisë. Më herët policia ka arrestuar një tjetër person për përndjekjen e Luanës. /Insajderi.com.