
Luana Vjollca është ndër ato moderatore që lehtësisht i pranon gabimet që bën qoftë teksa moderon, qoftë kur shkruan.
Ndjekësit në rrjetin social kanë kapur gabimin e radhës në shprehjen në anglisht të bërë nga Luana: “Tell em who the Lion is haa (tregoju atyre kush është luani)!”
Shprehjen në fjalë, Luana e ka shoqëruar me një foto të bërë nga palestra.
“Who is the lion (kush është luani), po si nuk u mësove njëherë se si shkruhet!”- shkruan komentuesja.
Duke qenë se Luana e ka shkruar saktë shprehjen, e cila për hir të së vërtetës mund të shkruhet në të dyja format, moderatorja ia kthen:
“Më raftë pika mua. Mësoje ti pak më mirë!”