Luana Vjollca lidhje direkte nga shtëpia: Duart varrë shtëpia xixë

Luana Vjollca lidhje direkte nga shtëpia: Duart varrë shtëpia xixë

Nuk jemi mësuar ta shohim shpesh të bëjë pushime, megjithatë në situatën që ndodhemi, Luana Vjollca është detyruar të qëndrojë në shtëpi.

Moderatorja është izoluar në shtëpinë e saj dhe në emisionin “Ftesë në 5” ka treguar se si po i kalon këto ditë.

Në një intervistë në kushte shtëpie, Luana tha se i ka bërë duart plagë nga larja e shpeshtë dhe se gjatë gjithë kohës pastron.

Puna më e shpeshtë që këngëtarja ka bërë këto ditë ka qenë larja e enëve, por pa lënë pas edhe gjërat e tjera

Ndiqeni emisionin e fundit në Review