Luanët pushojnë nëpër rrugë gjatë ndalesës për shkak të koronavirusit në Afrikën e Jugut

Herët ose vonë kafshët do të vërenin se njerëzit ishin zhdukur dhe në luanët e Parkut Kombëtar të Afrikës së Jugut Kruger kanë përfituar nga kjo.

Luanët pushojnë nëpër rrugë gjatë ndalesës për shkak të koronavirusit në Afrikën e Jugut

Kujdestari  i parkut Richard Sowry ishte në patrullë të mërkurën kur vërejti një kope luanësh duke fjetur në një rrugë e cila normalisht do të ishte e përplotë me turistët.

Por Kruger, si parqet e tjera të jetës së egër, është mbyllur që nga 25 mars si pjesë e ndalesës për shkak të koronavirusit.

Macet e mëdha zakonisht do të shiheshin nga kujdestarët nëpër rrugë natën.

Si u bënë fotografitë?

Si kujdestar në një nga rezervatet më të mëdha të kafshëve të egra të Afrikës, Sowry kryen punë të rëndësishme dhe vazhdon të punojë gjatë ndalesës, duke kontrolluar jetën e kafshëve të egra dhe duke i mbrojtur prej gjuetarëve.

Ndërsa po udhëtonte pranë kampit Orpen Rest të mërkurën pasdite, ai vuri re luanët dhe iu afrua vetëm pesë metra larg për të parë këtë dukuri të pazakontë.

Ndërsa bënte foto me telefonin e tij celular, luanët nuk dukeshin të shqetësuar, shumica prej tyre dukshëm ishin në gjumë të thellë.

“Luanët janë mësuar me njerëzit në automjete,” shpjegoi ai. “Të gjitha kafshët kanë shumë më tepër frikë instinktive nga njerëzit të cilët janë në këmbë, kështu që sikur të kisha qenë duke ecur, ata kurrë nuk do të më kishin lejuar t’ju afrohesha kaq shumë.”/Insajderi.com.