Lucescu “thumbon” Shqipërinë: Shkuan vetëm tri herë tek porta jonë

Lucescu “thumbon” Shqipërinë: Shkuan vetëm tri herë tek porta jonë

Trajneri i Turqisë, Mirçesa Lucesku, ka folur në një intervistë pas humbjes 2-3 me Shqipërinë.

Ai thumboi Shqipërinë, për faktin se shkoi vetëm tre herë tek porta e Turqisë, dhe shënoi tre gola, ndërsa u justifikua me faktin se kishte shumë lojtarë të rinj në skuadër.

“Ishte një miqësore ku doja të vëzhgoja futbollistët e mi të rinj. Luajtëm mirë, ndaj një skuadre të organizuar mirë dhe të fortë fizikisht. Shqipëria erdhi tre herë në portë, dhe shënoi tre herë. Në sulm bëmë një ndeshje cilësore, por na penalizuan lojtarët e rinj”, ka thënë Lucescu.