‘Lufta’ 16 vjeçare e kosovarit me drejtësinë zvicerane – dëmshpërblehet me 4.5 milionë euro

Kosovarit I.M u është dashur 16 vjet që të luftojë me drejtësinë zvicerane për të fituar një proces gjyqësor i cili ka shkuar deri tek Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut. I.M ishte akuzuar në vitin 2003 për kryerjen e veprës penale “përdhunim” dhe “detyrim seksual”.   

‘Lufta’ 16 vjeçare e kosovarit me drejtësinë zvicerane – dëmshpërblehet me 4.5 milionë euro

I.M i lindur në vitin 1964 në Kosovë, aktualisht është duke jetuar në Zvicër. Kishte shkelur në tokën zvicerane në vitin 1993. Ai kishte paraqitur kërkesën e tij për azil po këtë vit, me ç’rast autoritetet zvicerane ia kishin refuzuar kërkesën e azilit duke i dhënë atij një leje qëndrimi të përkohshëm, shkruan Gazeta Insajderi.

Jeta e tij në Zvicër nuk kishte nisur për së mbari. Ish-bashkëshortja e tij me të cilën ishte divorcuar në maj të vitit 1998 kishte mbërritur në gusht të po këtij viti në Zvicër së bashku me tre fëmijët e tyre dhe kishin fituar të drejtën e azilit.

Por I.M kishte filluar një jetë të re. Ai ishte martuar me një shtetase zvicerane, më pas edhe kishte marr leje qëndrimin në bazë të kësaj martese. Por jo gjithçka kishte shkuar mirë edhe me këtë martesë. Çifti u divorcua në vitin 2006.

Në vitin 2003 kosovari I.M u akuzua për veprat penale “detyrim seksual” dhe “përdhunim”.

“Lufta” me drejtësinë zvicerane veç sa kishte filluar për kosovarin I.M. Në vitin 2005, Gjykata e Apelit e dënoi me dy vjet e tre muaj burgim dhe i shqyrtoi vendimin që të largohet pesë vjet nga kantoni ku ishte duke jetuar me mundësi dëbimi për 12 vjet nga territori zviceran.

Në vitin 2006 I.M kishte paraqitur kërkesën për zgjatjen e leje qëndrimit mirëpo Zyra e Emigracionit të Kantonit Basel-Rural, kishte refuzuar kërkesën e I.M-së për zgjatjen e leje qëndrimit, duke theksuar faktin për veprat për të cilat ishte dënuar.

Ankesat kosovari i kishte vazhduar edhe tek institucionet më të larta shtetërore të Zvicrës. Një vit më vonë [v.j 2007] Këshilli i Shtetit të Kantonit Basel-Rural dhe më pas Gjykata Knatonale Basel-Rurale hodhën sërish poshtë ankesën e tij për marrje të leje qëndrimit.

Kështu në vitin 2010, Sekretariati Shtetëror për Migrim zgjati urdhrin e dëbimit kantonal ndaj kosovarit I.M për në të gjithë territorin zviceran.

Por në vitin 2013 gjendja shëndetësore e I.M ishte përkeqësuar atij, i ishte dhënë një pension invalidor pasi që sipas analizave mjekësore shkalla e paaftësive të tij për të punuar dhe për të jetuar vetë ishte vlerësuar me 80 përqind.

Ndërsa në vitin 2015, Gjykata Federale Administrative kishte hedhur sërish poshtë ankesën e I.M për vendimin e marr në vitin 2010 për dëbimin kantonal në të gjithë vendin.

Por kosovarit nuk i kishte zgjatur as pensioni i paaftësisë. Në vitin 2016 Pensioni i Paaftësisë i I.M. iu pezullua.

Që nga ajo kohë ai është siguruar financiarisht nga fëmijët e tij. Sipas dokumenteve të cilat i ka siguruar Gazeta Insajderi kosovari I.M thuhet se jeton me dy nga fëmijët e tij të rritur, të cilët bëjnë punët e shtëpisë dhe kujdesen përgjithmonë për të e pastrojnë dhe e veshin atë.

Por rastin kosovari e kishte dërguar në institucione më të larta të drejtësisë. Rasti i tij ka shkruar deri tek Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut kishte konsideruar se urdhri për dëbim përbënte një ndërhyrje në të drejtën e I.M-së.

Gjykata kishte konstatuar se edhe pse ngjarjet kishin ndodhur 10 vjet më parë pa dyshim që që përdhunimi ishte një krim i rëndë mirpëo dëbimi i kosovarit I.M në vendin e origjinës në Kosovë nuk do të duhet të ndodhte

Gjykata po ashtu kishte vlerësuar se autoritetet zvicerane nuk kishin marr për bazë gjendjen shëndetësore të I.M-së dhe kjo paraqiste rrezik nëse ai do të dëbohet për në Kosovë. Në veçanti Gjykata kishte vlerësuar se duke e ditur rrethanat jetësore të kosovarit ata do të vepronin në kundërshtim me nenin 8 të të drejtave të njeriut.

Kështu Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut kishte vlerësuar se Gjykata Federale në Zvicër nuk kishte pas baza relevante dhe të mjaftueshme për të justifikuar vendimin e tyre për dëbim nga shteti.

Rrjedhimisht, Gjykata konsideroi se Gjykata Federale Administrative kishte dështuar në mënyrë bindëse për të demonstruar se urdhri i dëbimit ishte në proporcion me qëllimet legjitime që synonin të arriheshin dhe si rrjedhojë të nevojshme në një shoqëri demokratike. Rrjedhimisht, do të kishte shkelje të nenit 8 nëse I.M do të dëbohej.

Kështu Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut, në Aktgjykimin e sotëm në çështjen e kosovarit I.M në Zvicrës, në mënyrë unanime, ka pohuar se do të kishte shkelje të nenit 8 (e drejta për respektimin e jetës private dhe familjare) sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut nëse I.M do të dëbohej në Kosovë.

Sipas vendimit të kësaj gjykate shteti Zviceran do të detyrohet që t’i paguaj kosovarit 4.5 milionë euro për dëmet dhe shpenzimet që i ka shkaktuar tash e 16 vjet. /Insajderi.com