“Lufta e ftohtë në mes Kinës dhe SHBA-së kërcënim më i madh global sesa COVID-19”

Tensionet në mes Kinës dhe SHBA-ve janë rritur duke krijuar situata tensionimi në mes dy superfuqive.

“Lufta e ftohtë në mes Kinës dhe SHBA-së kërcënim më i madh global sesa COVID-19”

Ekonomisti, Jeffrey Sachs mendon se lufta e thellë  në mes SHBA-ve dhe Kinës do të jetë një shqetësim më i madh për botën sesa coronavirusi. Ai paralajmëron përkeqësim të situatës për shkak të tensionimit në mes dy superfuqive globale

“Bota është drejtuar për një periudhë të përçarjes masive pa asnjë udhëheqje në vazhdim  të pandemisë”, tha ai për BBC, transmeton Insajderi.

Ai ka  fajësuar administratën amerikane  për armiqësitë midis dy vendeve, pasi presidenti amerikan, Donald Trump ka qenë i ashpër me Kinën në deklarata publike, madje duke e quajtur coronavirusin, “gripi kinez”.

Këtë javë Presidenti Trump nënshkroi legjislacionin që autorizon sanksionet amerikane kundër zyrtarëve kinezë që Trump i akuzon si përgjegjës për shtypjen e muslimanëve në provincën Xinjiang.

Acarimi në mes dy superfuqive po vazhdon tash e disa dekada. /Insajderi/