Lufta me emra rrugësh

Lufta me emra rrugësh

Prishtina është kryeqytet i Kosovës, porse emri i saj nuk i është vënë asnjë prej 149 rrugëve të qytetit të Gjilanit, sipas një liste të prezantuar në uebfaqen e Komunës.

Por, emri i Gjilanit është më se i afirmuar në kryeqytet. Janë katër rrugë që mbajnë emrin e tij, në territorin e kryeqytetit, në lagjet: Kalabri, Prishtina e Re, në Hajvali dhe në Bashkësinë Lokale në Çagllavicë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Por nuk është i vetmi ky qytet emrin e të cilit e kanë rrugët e Prishtinës. Ka rrugë që mbajnë edhe emrat e Ferizajt, Gjakovës, Pejës, Prizrenit, Ulqinit e Mitrovicës. Këtë të fundit e mban një rrugë në qendër të kryeqytetit.

Përdorimi i emrave të qyteteve për emra rrugësh nuk është kufizuar vetëm në kontekstin kosovar. Listës së emrave të rrugëve i janë bashkuar edhe emra kryeqytetesh botërore, si: Shkupi, Tirana, Zagrebi, Stambolli, Vjena, Berlini, Budapesti.

Një numër jo i vogël rrugësh mbajnë edhe emrat e qyteteve e fshatrave të ndryshme të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Çamërisë