Lufta me koronavirusin: 30 mjekë dhe infermierë nga Shqipëria nisen drejt Italisë

Lufta me koronavirusin: 30 mjekë dhe infermierë nga Shqipëria nisen drejt Italisë

Shqipëria edhe pse po përballet vetë me situatën e koronavirusit u solidarizua me Italinë, një prej shteteve më t prekur nga koronavirusi.

10 mjekë dhe 20 infermierë nga Shqipëria janë nisur pasditen e sotme drejt Bergamo të Italisë për të ndihmuar në kuadër të situatës alarmante të COVID-19.

Të veshur me veshjen mbrojtëse ndaj këtij virusit, mjekë dhe infermierë lanë sot Shqipërinë, për të ndihmuar Italinë e gjunjëzuar nga koronavirusi, si një shenjë falenderimi në emër të të gjithë shqiptarëve. Më poshtë mund të shihni disa foto nga Rinasi, pak para se të fluturonin drejt Italisë.