Luftë e ashpër e Serbisë, Kosova mund të dështojë në INTERPOL

Luftë e ashpër e Serbisë, Kosova mund të dështojë në INTERPOL

Nesër pritet që definitvisht të vendoset për anëtarësimin ose jo të Kosovës në Interpol.

Përderisa zyrtarët e lartë të Kosovës po shprehen optimist se Kosova do të bëhet pjesë e kësaj organizate, Serbia po i shfrytëzon orët e fundit për të lobuar kundër.

Gazeta Insajderi mëson se Kosova ka marrë premtime nga shtetet anëtare që do t’i merr votat e dy të tretave.

Por ende asgjë nuk dihet sigurt, pasi lobimi i Serbisë kundër Kosovës po vazhdon.

Për anëtarësim në INTERPOL aplikohen dy forma të votimeve: i hapur dhe i mbyllur. Në rastin e Kosovës, Insajderi mëson se ka gjasa që votimi të jetë i mbyllur.

Nëse aplikohet mënyra e fshehtë e votimit, atëherë mund të ndodhë që përfaqësuesit e shteteve që kanë premtuar përkrahje për Kosovën, të mos e mbajnë premtimin.

Por para kësaj, do të jenë vetë shtetet që do të përcaktohen për mënyrën e votimit.

Gazeta Insajderi ka siguaruar fotografi nga Dubai, ku po mbahet mbledhja e Interpolit, që ka nisur qysh nga dje.

Delegacioni serb i kryesuar nga ministri i mbrojtjes serb, Nebojsha Stefanoviq po tenton në çdo mënyrë të lobojë kundër Kosovës.

Së fundi ata kanë shpërndarë edhe disa fletushka te të gjitha shtetet që pritet të votojnë.

Serbia po kërkon nga shtetet që të votojnë kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

“Thuani jo anëtarësimit të shtetit të vetquajtur në INTERPOL”, thuhet në këto letra që janë vendosur në tavolinat e sallës, e ku shpjegohen arsyet që sipas serbëve nuk duhet të përkrahet Kosova.

Votimi pritet të jetë nesër, përderisa kryetari i Kuvendit sot u shpreh optimist për anëtarësim të Kosovës.

Por tha se nuk është në gjendje të flas, pasi Serbia po e vazhdon fushatën e ashpër kundër Kosovës. /Insajderi.com