Luftë e ashpër për qytetin Sarakib në Idlib

Njësitet kryengritëse me përkrahje të ushtrisë turke kanë nisur një ofensivë në qytetin Sarakib në provincës siriane Idlib.

Luftë e ashpër për qytetin Sarakib në Idlib

“Grupet “terroriste” kanë përdorur dhjetëra vetëvrasës me bomba dhe vetura të minuara në pjesën perëndimore të Sarakibit, duke shfrytëzuar përkrahjen e fortë të zjarrit të forcave turke”, pretendon agjencia shtetërore e lajmeve SANA.

Në kumtesë shtohet se janë në zhvillim betejat a ashpra në mes forcave kryengritëse të përkrahura nga ushtria turke dhe forcave qeveritare të Assadit të përkrahura nga ushtria ruse.

“Forcat e qeveritare po përdorin zjarr nga artileria e rëndë dhe dhjetëra “terroristë” janë likuiduar”, pretendon SANA.

Më herët mediet turke kanë lajmëruar se opozita siriane e ka marrë kontrollin në qytetin Sarakib, mirëpo më vonë një burim nga qeveria e Assadit ka thënë se nuk janë të vërteta këto raportime.

Burimi thekson se “forcat qeveritare me sukses e kanë dëbuar sulmin e kryengritësve dhe se qyteti është nën kontroll të plotë të qeverisë siriane”./Insajderi.com.